KLGJ nuk pranon dosjen e Irena Gjokës: Nuk na takon neve! Ende pa vendim kush vendos për gjyqtaren e GJKKO, propozimi: Të kalojë në ILD

30 Janar, 16:03 | Përditesimi: 30 Janar, 16:03

KLGJ nuk e pranoi sot nisjen e verifikimit nëse gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka është në kushtet e mos ushtrimit të detyrës apo jo. 6 anëtarë të KLGJ votuan kundër një projektvendimi që e çonte çështjen në Komisionin e Karrierës, me argumentin se vendimmarrja i takon ILD. Nëse dosja do t’i kalojë Artur Metanit apo jo do të duhet që po KLGJ ta vendosë në një mbledhje tjetër.

    A.M/Shqiptarja.com