KLSH:Në 3 dekada vendi ka humbur 2.5 mld $ nga përmbytjet, 15 mijë banesa të shkatërruara në 30 vite

12 Janar, 16:04 | Përditesimi: 12 Janar, 16:04

 

Pa llogaritur reshjet e ditëve të fundit, Shqipërisë në 30 vite i janë shkaktuar 2.5 miliardë dollarë dëme prej përmbytjeve. Kontrolli i Lartë i shtetit thotë se përmbytjet po shtohen për shkak të bllokimit të kanaleve, uljes së kapacitetit të hidrovorëve dhe prej mbi 3 mijë ndërtimeve pa leje në infrastrukturën e kanalizimeve dhe ujitjes.

A.M/Shqiptarja.com