Koalicioni ‘Aleanca për Ndryshim’, Kume: Në KQZ sipas ligjit si subjekt regjistrohet vetëm emri i PD! Basha e Kryemadhi ‘bashkohen’ në Dibër e Kukës me këtë taktikë

24 Shkurt 2021, 22:30

Ish kreu i KQZ Kristaq Kume në një lidhje “live” në emisionin Repolitix në Report Tv sa i përket formimit të koalicionit “Aleanca për ndryshim” mes Bashës dhe 13 aleatëve të tij, ka thënë se në KQZ sipas ligjit mund të regjistrohet vetëm emri i PD, e cila do jetë forca drejtuese, siç thuhet dhe në marrëveshje.

Ky koalicion me anë të kësaj marrveshje mes 14 partive sipas Kumes është bërë për të mos “çuar dëm” asnjë votë.