Koalicioni i PD-së, Valteri: Të shohësh Idrizin dhe Dulen bashkë, ka mbaruar çdo ideal! Luftojnë për një mandat deputeti! LSI e keqja më e madhe

25 Shkurt 2021, 19:27

Deputeti Halit Valteri ka shprehur Kritika ndaj koalicionit të PD-së me 12 parti të tjera e regjistruar 1 ditë më parë pranë KQZ-së. Në një intervistë për Report Tv ai tha se të shohësh Shpëtim Idrizin e PDIU-së dhe Vangjel Dulen e PBDNJ-së në një koalicion do të thotë se nuk ka më kauza për të cilën mund të luftosh.

Sipas tij, tashmë në këtë parti nuk ka më ideale dhe të gjithë luftojnë vetëm për të ruajtur pasuritë e tyre dhe mandatin e deputetit.