Kolec Topalli dhe 14 veprat e sirtarit në diktaturë

8 Prill, 19:53

 

Nga fillimi i viteve ’70-të e deri në fund të viteve’80-të, gjuhëtari Kolec Topalli, ishte në luftë të përshme me indiferencën, zilinë, paragjykimet dhe prapaskenat, që e pengonin ën përpjekjet e tij të pandërprera për të botuar. Punonte ditë e natë, mes sakrificash të pazakonta, jetonte në kushte ilegaliteti në Tiranë vetëm që të ishte më pranë bibliotekës kombëtare apo institutit të gjuhësisë, ku mund të studionte burime të shumta për tezat e tij gjuhësore, që pak nga pak po ktheheshin në studime të thelluara. Përpiqej mandej që këto studime ti botonte në revistat gjuhësore, por gjithë terreni ishte i minuar. Nuk mund të shkelte askund pa qenë nën përgjim a survejim, pa qenë nën ndikimin e zilive dhe bojkotimeve të vazhdueshme. Përpiqej vite me rradhë për të botuar një artikull dhe merrte mbrapsht zhgënjime të panumërta.