Kollçaku: Vende të NATO dhe BE e kanë ndaluar TikTok, po ne? Tafa: Platformë spiunazhi e grupeve kineze, duhet ndaluar dhe në institucionet qeveritare!

23 Tetor, 12:59

Gjatë seancës së sotme te Komisioni për Dezinformimin folën edhe deputetët anëtarë, duke ngritur pyetje dhe trajtuar shqetësime.

Një prej tyre ishte tematika dhe pyetja e deputetit Bardhyl Kollçaku, i cili ktheu në vëmendje rastin se në shumë vende të NATO-s ndalohet instalimi i TikTok, si i pasigurt në pajisjet zyrtare.

“Nga shumë vende të BE dhe NATO është i ndaluar instalim i TikTok në pasjisjet zyrtare, për natyrën e dyshimtë që ka. Në Shqipëri mendoni të ketë një iniciativë të tillë?”, pyeti ai.

Kurse kreu i AKSK, Igli Tafa, u përgjigj, duke dhënë edhe sugjerime emergjente për ndalimin e saj, si platformë spiunazhi e grupeve kineze, që marrin nga telefonat dhe kompjuterat tanë informacione sensitive apo të sigurisë kombëtare nëse e instalon softuerin e saj.

    No videos found.