Kolonjë/ Trupi i Sherfi Mukajt u gjet i dekompozuar në një zonë të thellë në Kreshovë, policia: Është qëlluar me armë zjarri në kokë! Mbi 20 të shoqëruar

13 Qershor 2022, 12:12 | Përditesimi i fundit: 2022-06-13 17:35:28

Sipas burimeve nga grupi hetimor për Report Tv, nga këqyrja e trupit të viktimës, në pjesën e kafkës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit. Nga kontrolli i ushtruar në vendngjarje, nuk është gjetur gëzhojë apo predhë arme zjarri. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan një xhup, brenda të cilit kishte një aparat celular.