Partia Demokratike Shkodër do të drejtohet nga një grua. Kryesia e selisë blu i ka besuar gazetares shkodrane dhe njëherazi anëtares së këshillit bashkiak, Eliona Shkreli, detyrën e kryetares së komanduar në prag të zgjedhjeve të 11 Majit.
Shkreli është përzgjedhur mes 25 emrave të propozuar nga strukturat lokale demokrate për të drejtuar si e komanduar degën e Shkodrës, duke zëvendësuar Gjenarin Kapcarin, i dorëhequr prej 10 muajsh. Kjo është hera e parë që një grua vendoset në krye të degës lokale.
Gjatë fjalës së saj pas vendimit, Shkreli tha se ndihej e privilegjuar për këtë detyrë dhe shtoi se qëllimi i përbashkët i demokratëve në qarkun verior është rrëzimi i qeverisë së kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet e 11 majit.