Komisionerët për Kukësin/ Basha ‘mund’ Berishën në Kolegj! PD do të ketë 2 komisionerë në KZAZ, Partia e Lirisë vetëm 1

15 Shtator 2023, 15:46

Partia Demokratike do të ketë numrin më të lartë të komisionerëve në zgjedhjet e Kukësit nga opozita. Kolegji Zgjedhor pranoi sot padinë e PD duke rrëzuar vendimet e mëparshme të Celibashit dhe KAS që kishin koalicionin “Bashkë Fitojmë” forcë të parë opozitare. Kështu, në KZAZ-në e Kukësit më 24 shtator 4 komisionerë do të jenë të PS, 2 të PD dhe vetëm 1 aleanca e Berishës me Metën