Prej orës 10:00 Klodian Rrjepaj vijon të merret në pyetje në komisionin hetimor të koncesionit të sterilizimit. Ish-zyrtari i lartë mohon se e ka njohur biznesmenin nw fakultet sic thuhet nw dosjen e SPAK.
Ina Zhupa: Rrapaj përdorte makinën tuaj të MSH si zv.ministër
Klodian Rrjepaj: Nuk është e vërtetë. Ka përdorur makinë personale.
Ina Zhupa: Po tuajën e përdorte Rrapaj?
Klodian Rrjepaj: Nuk e ka përdorur kurrë Ilir Rrapaj këtë makinë
Ina Zhupa: A e keni njohur Ilir Rrapaj?
Klodian Rrjepaj: “Nuk e kam mohuar ndonjëherë njohjen. Mohova njohjen kur më pyetët në kohën e fakultetit. Në shkollë as e kam njohur në atë periudhë.
Ina Zhupa: A ju ka lindur dyshim për kompaninë me kapital 1 mijë euro
Klodian Rrjepaj: Nuk më ka shqetësuar se nuk ekzistonte si fakt. Në kërkesat e temderit lanë qenë bashkim operatorësh. Servic italia ishte një shoqëri prej 30 vitesh e kuotuar në bursë. Të tjerat i garanton lideri. Unë dhe anëtarët e komisionit kemi negociuar.