Komisioni Hetimor për inceneratorët, biznesmeni Mërtiri kërkesë bankave të nivelit të dytë: Mos nxirrni informacion konfidencial! Po shkelin ligjin dhe janë jashtë objektit

16 Nëntor 2021, 14:31 | Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 14:31

Biznesmeni Mirel Mërtiri e quan në shkelje të ligjit kërkesën e deputetëve të opozitës në Komisionin hetimor për inceneratorët, që i kërkojnë bankave të nivelit të dytë, ektraktet e llogarive të tij bankare. Përmes një letre ai i kërkon bankave të mos i lëshojnë këto informacione private që shkelin të drejtat e njeriut.

r.k./Shqiptarja.com