Komisioni i Sigurisë/ Ministri i Brendshëm: Policët që punojnë jashtë vendbanimit do marrin deri në deri në 150% të pagës aktuale

5 Nëntor 2021, 14:53 | Përditesimi i fundit: 2021-11-05 16:41:18

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka deklaruar se vitin e ardhshëm, të gjithë policët që punojnë jashtë vendbanimit, do të marrin deri në 150% të pagës aktuale. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, ku prezantoi buxhetin e parashikuar për dikasterin që ai drejton në vitin e ardhshëm, theksoi se nga kjo rritje do të përfitojnë 1179 efektivë të policisë.