Në 11 maj 2024 do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në vend, ndërsa Komisioni i Venecias ka kërkuar që zgjedhjet të jenë të lira.
Kjo ka qenë deklarata e Sasa Zagorc, zëvendës anëtar i Komisionit të Venecias, i cili në fjalën e tij sot në konferencën konferencën 'Depolitizimi i Administratës Zgjedhore' e organizuar nga Komisioni i Venecias, OSBE e KQZ u shpreh se administrata publike e pavarur është e rëndësishme për zgjedhje të lira.
Sipas tij, duhet që të ketë bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës sa i takon reformës zgjedhore.



















