Komisioni për Dezinformimin, PS propozon kryetar Erion Braçen, dorëzon edhe emrat e anëtarëve! Opozita jo e unifikuar

22 Prill, 18:23

Socialistët e kanë gati listën me 6 emrat që do t’i përfaqësojnë në komisionin e posaçëm për dezinformim, ndërsa besimin për ta drejtuar ia kanë dhënë Erion Braces. Opozita nga ana tjetër nuk vjen me vendim të unifikuar. Nga 5 vende që i takojnë, dy janë konfirmuar nga Mesila Doda dhe Fatmir Mediu, ndërsa Gazment Bardhi ende nuk ka një vendim për tre emrat që i takojnë demokratëve.