Kompozitori Limos Dizdari prej 12 ditësh, proteston i vetëm para kryeministrisë: Sot më kanë mbetur vetëm rrobat e trupit, si po ma marrin padrejtësisht shtëpinë e Kulturës që ngrita në Ksamil

1 Nëntor 2021, 22:17

Rrënimi i një qendre kulturore" dhe protagonist i këtij skenari "të shëmtuar", fatkeqësisht qëndron kompozitori Limos Dizdari. 22 vite më parë, ai shpëtoi Pallatin e Kulturës në Ksamil ku nga një katrahurë arriti që ta shndërronte në një vepër arti. Gjithçka me mundin e tij, me paratë e tij, por sot është në "luftë", pasi këtë pjesë të historisë që e ngriti me shumë mund, "duan t'ia marrin. Në një rrëfim ekskluziv në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", ai ka rrëfyer shumëçka, që nga sakrificat që ai ka bërë, duke shitur gjithçka për një pronë që sot, siç ai pretendon, është shitur padrejtësisë dikujt tjetër.