Konferenca 'Tirana Diplo 2024', kryeministri Rama: Vitin e kaluar pritëm 10 milionë turistë! Këtë vit shifra pritet më e lartë

26 Gusht, 10:27

Kryeministri Edi Rama, nga konferenca e ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, teksa foli për turizmin, u shpreh se këtë vit shifrat pritet të jenë më të larta se vitin e kaluar, ku Shqipëria priti 10 milionë turistë. 

Rama theksoi se ka një rritje të investimeve të huaja në vend në disa sektor.

“Sot Shqipëria është mangnet që tërheq vizitor, vjet arritëm që të kishim 10 milionë turistë dhe shifra e këtij viti mund të jetë edhe me e lartë dhe është një e dhënë që reflketohet në zhvillimin e vendit, në rritjen e ekonomisë dhe pagave në vend. Sot kemi një pagë në sektorinë publik që shkon 900 euro, në sektorin privat sot paga është më e lartë se më parë. Kemi një rritje të investimeve të huaja dhe kemi një interesim të madhe për Shqipërinë, jo vetëm në askeptin e turizmit, por edhe në sektorët strategjik nga energjia tek telekomunikacioni, ndërtimi e me radhë dhe këto duhet të na thonë që stadi në të cilin gjendemi është i favorshëm për të synuar hapin e madh përfundimtar dhe për ta vendosur flamurin tonë në oborrin e BE në Bruksel ”, tha ai.

    No videos found.