Kontroll nga Policia në lagjen Partizani në Vlorë, arrestohen disa persona që mbanin armë zjarri

3 Nëntor 2021, 20:47 | Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 20:47

VLORË- Një aksion i Drejtorisë së Policisë së Vlorës ka çuar në pranga 3 persona, të cilët mbanin armë zjarri pa leje në lagjen 'Partizani'.

Report Tv me gazetarin Armand Xhelili bën me dije se operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së kësaj të mërkure, fokusi i të cilit ka qenë arrestimi i personave të shpallur në kërkim, por që gjatë kontrolleve janë zbuluar edhe armë që mbaheshin pa leje. Nuk dihet ende identiteti i personave të arrestuar, teksa Report Tv sjell pamje nga aksioni i policisë.

KT/Shqiptarja.com