Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë (27.04.2024)

27 Prill, 16:43

Për 6 orë, (Ora 10:30 - 16:00) në Pallatin e Kongreseve u mbajt sot konventa e Partisë së Lirisë e cila i dha fund dhe 'përplasjes' Meta - Kryemadhi. Edhe pse nuk e fshehu keqardhjen se karriera e saj politike 30 vjeçare po i fshihej me një të rënë të lapsit, Kryemadhi deklaroi tërheqjen duke vendosur të pranonte vendimin e  bashkëshortit kryetar parite për ta larguar nga strukturat drejtuese në emër të nepotizmit.