Korçë/ Shkëputet rimorkio nga kamioni dhe godet një automjet, bllokohet rruga nacionale

11 Shkurt, 20:21 | Përditesimi: 11 Shkurt, 20:21

Era e fortë në juglindje të vendit ka bërë që në Korçë, riomorkio e një kamioni të shkëputet dhe të bllokojë rrugën.

Burime për Report TV, që kanë siguruar edhe pamje nga vendngjarja, bëjnë të ditur se incidenti ka ndodhur pak më parë në afërsi të fshatit Belorta në rrugën nacionale Korccë – Bilisht.

Po ashtu sipas informacioneve bëhet e ditur se rimorkio e kamionit pasi është shkëputur, ka goditur një mjet tjetër në rrugë.

I.M/Shqiptarja.com