Korreshi ironizon në Kuvend: Shoku President bën fushatë me def e kitare në Lushnjë! Spiropali: Trego respekt

7 Nëntor, 11:56

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka ironizuar në Kuvend, teksa u shpreh se presidenti Bajram Begaj “bën fushatë me def e kitare në Lushnjë si me qenë kryetar partie”.

Por, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i ndërpreu fjalën duke i kërkuar të ketë respekt për Kreun e Shtetit, për shkak se nuk ishte i pranishëm në sallë.

    No videos found.