Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, ka uruar ditën e sotme në hapje të seancës së Kuvendit, 17 vjetorin e pavarisë së Kosovës.
Ajo u shpreh se presin që të vijohet bashkëpunimi me institucionet e reja që do të krijohen pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë.
‘Qytetarët e Kosovës i rezistuan luftës, mirënjohje pafund dhe nderim për martinët e asaj lufte dhe ato jetë që u prenë në mes. Kosova ishte në ato muaj dramatik dhe u përgjigj me forcë regjimit gjakatar të Beogradit. Mirënjohje për SHBA dhe vendet e tjera që mundësuan pavarësinë e saj. Ne jemi dy flamuj dhe një komb e një gjuhë, ne mezi presim të vijojmë bashkëpunim me institucionet e reja të Kosovës që do të dalin nga zgjedhjet e 9 shkurtit’, tha ajo.

















