KQZ "kënaq" PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë!

9 Janar, 16:08

Në KQZ gjithçka është gati për të nisur të shtunën regjistrimin e emigrantëve. Ky proces historik që kryet për herë të parë, do të nderojë edhe aplikantin e parë, i cili do të marrë një vlerësim nga KQZ. Ilirjan Celibashi u hoqi partive më të mëdha të gjitha shqetësimet që kishin, duke u plotësuar kërkesat mbi mënyrën se si do të shqyrtohen aplikimet e diasporës.