KQZ vendoset mes ‘dy zjarreve’, PD: S’kemi besim, ‘jo’ votimit elektronik pa konsensus! PS: Nuk kurojmë paranojat, s’ka prova për parregullsi

30 Nëntor 2024, 15:33 | Përditesimi: 30 Nëntor 2024, 15:33

Kryerja e votimit elektronik në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e ardhshme, e ka vendosur KQZ-në mes dy zjarreve. Nga njëra anë PS thotë se votimi elektronik në Tiranë është i domosdoshëm, sepse për nga numri i lartë i mandateve dhe listat e hapura me shumë emra kandidatësh, fleta e votimit do të jetë e komplikuar nëse mbetemi tek votimi tradicional me letër të printuar. PD nga ana tjetër bën thirrje që KQZ ta ndalë procesin, pasi kjo formë nuk gëzon besimin e opozitës.

E.H/Shqiptarja.com