Krim mjedisor në Memaliaj, mbetjet spitalore hidhen në përrua! Vatër infektive, në rrezik shëndeti i banorëve

1 Qershor 2022, 13:47 | Përditesimi i fundit: 2022-06-01 14:50:33

Report Tv ka zbuluar një vatër të rrezikshme infektive në Izvor të Memaliajt, ku me qindra shiringa e mbetje spitalore hidhen në përrua. Ende nuk dihet shkaktari, pasi institucionet nuk kanë ushtruar kontrolle, ndërsa ky është një krim mjedisor i pa ndëshkuar. Ndjekim vëzhgimin e gazetarit Piro Nase dhe intervistat me banorët e zonës.