Krishtlindja..... Flet Dom Gjergj Meta

23 Dhjetor 2019, 11:35

TIRANE- Dom Gjergj Meta deklaroi në studion e Pa Protokoll në Report Tv, se njerëzit nuk duhet të abuzojmë me ligjet e natyrës pasi është dora e njeriut që ka ndërtuar në vende të papërshtatshme dhe ka shkatërruar natyrën edhe në aspekte të tjera të betejës ekologjike që bota po lufton. Ai tha se në tërmetin tragjik të 26 nëntorit,  dora e Zotit tek solidariteti njerëzor për të ndihmuar njëri-tjetrin.

"Tërmeti i takon sizmologëve. Ajo është diçka e natyrës. Zoti na ka dhënë arsyen që të ruhemi nga ligjet e natyrë. Gjithë problemi është i ekosistemit. Është njeriu që ka prerë pyjet, ka ndërtuar në vende dhe mënyrë të papërshtatshme. Zoti nuk merret me lejet e ndërtimit, nuk merret me matjen e themelit. Zoti merret me zemrat e njerëzve. Dora e Zotit në të gjithë këtë ngjarje ishte nga të gjithë ato burra dhe gra që rendën menjëherë për të ndihmuar të afërmit e tyre, që erdhën nga komshinjtë, nga policët, të tjerë që erdhën nga Italia, Serbia, nga Kosova, në mënyrë të veçantë Kosova, që erdhën për të na ndihmuar. Unë Zotin e shoh në bukurinë e solidaritetit se në fatkeqësinë e asaj që ndodhi. Ajo që mund të bëjmë është t'i japim një emër përgjësisë ose mospërgjegjësisë tonë., Ato ndërtesa i kanë ndërtuar njerëzit, nuk i ka ndërtuar Zoti" tha Dom Gjergj Meta.

Emisionin "Pa protokoll" me moderatore Anduela Ndreun mund ta ndiqni çdo të premte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv