Kriza!

12 Tetor 2021, 07:12 | Përditesimi i fundit: 2021-10-12 08:00:28

Në intervistën e dhënë për “5 pyetjet nga Babaramo” për Report Tv, Duma tha se në një kohë që energjia duhet të ishte kontribuuese në buxhetin e  shtetit, pasi është një nga sektorët më prodhues të Shqipërisë, në fakt po gërryen buxhetin duke marrë nga ai. I ftuar dhe ish ministri i Financave të Qeverisë Nano, Anastas Angjeli. 

Kriza energjetike do të ndikojë në rritjen e çmimeve për produktet e tjera. Kështu deklaroi eksperti i ekonomisë, Anasats Angjeli në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në 'Report Tv'. Sipas tij, rritja e energjisë elektrike do i japë shenjat e para tek produktet, pasi shpenzimet për energji do rriten, e për rrjedhojë do rritet edhe çmimi i produkteve. "Çështja e çmimit të energjisë varet nga kërkesa dhe oferta, ka filluar të japë shenja në rritjen e çmimeve të produkteve të tëra. Në prodhojmë produkte që kanë për bazë energjinë që importojmë nga jashtë, ose importojmë produkte nga vendet fqinje që prodhohen nga vende me çmim të energjisë të rritur. Është detyrë ligjore e bankës së Shqipërisë që të jetë në gatishmëri dhe guvernatori ka fol që po e ndjekin me kujdes situatën që të mbajnë stabilitetin e çmimeve. Për këtë Banak e Shqipërisë ka instrumente monetare që duke ndjek procesin do i përdore që të ketë ndikimin e vet në stabilitetin e çmimeve", u shpreh Angjeli.