Kriza e çmimeve, bie fuqia blerëse! Mishi e djathi ‘luks’! Qytetarët: Marrim produktet më të lira! Bizneset: Japim me lista, borxhet e vjetra i kemi grisur

11 Nëntor 2022, 18:40 | Përditesimi i fundit: 2022-11-11 20:44:09

Një vëzhgim në disa tregje dhe markete në Tiranë, shfaq efektet e rritjes së çmimeve. Qytetarët kanë reduktuar blerjet, duke i konsideruar luks disa ushqime që deri dje i kishin në tryezat e tyre. Shitësit e produkteve ushqimore, thonë se janë të detyruar të japin edhe ushqime me listë, pasi janë të ndërgjegjshëm se çmimet janë të papërballueshme.