Kriza energjetike, Anastas Angjeli në '5 Pyetjet': Do reflektojë rritjen e produkteve të tjera! Qeveria të shfrytëzojë alternativa të tjera, energjinë diellore dhe atë të erës

11 Tetor 2021, 23:09

Kriza energjetike do të ndikojë në rritjen e çmimeve për produktet e tjera. Kështu deklaroi eksperti i ekonomisë, Anasats Angjeli në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në 'Report Tv'. Sipas tij, rritja e energjisë elektrike do i japë shenjat  e para tek produktet, pasi shpenzimet për energji do rriten, e për rrjedhojë do rritet edhe çmimi i produkteve.

"Çështja e çmimit të energjisë varet nga kërkesa dhe oferta, ka filluar të japë shenja në rritjen  e çmimeve të produkteve të tëra. Në prodhojmë produkte që kanë për bazë energjinë që importojmë nga jashtë, ose importojmë produkte nga vendet fqinje që prodhohen nga vende me çmim të energjisë të rritur. Është detyrë ligjore e bankës së Shqipërisë që të jetë në gatishmëri dhe guvernatori ka fol që po e ndjekin me kujdes situatën që të mbajnë stabilitetin e çmimeve. Për këtë Banak e Shqipërisë ka instrumente monetare që duke ndjek procesin do i përdore që të ketë ndikimin e vet në stabilitetin e çmimeve", u shpreh Angjeli.