Kriza në PD, Agalliu në ‘Report Tv’: Të zhgënjyer nga Bardhi, dje thoshte Berisha është me Ramën, sot i ulet në prehër për të luftuar Bashën

9 Shtator 2023, 18:11

Deputeti demokrat i rreshtuar në radhët e Lulzim Bashës, Arbi Agalliu, shprehet i zhgënjyer nga lëvizja e Gazment Bardhit për t’u ulur në një tryezë me Sali Berishën. I ftuar në Report Tv, deputeti i PD-së tha se Bardhi mund të kishte zgjedhur një mënyrë tjetër apo të kishte mbajtur qëndrim, por jo të bëhej pjesë e Sali Berishës, ndërsa theksoi se është e pamoralshme.