TIRANË - Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur rreth orës 10:00 sot në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK.
Në hyrje Isai nuk preferoi të japë komente për gazetarët para Prokurorisë. Pas daljes 1 orë më pas, kryebashkiaku i Kolonjës se kjo herë e dytë e paraqitjes në SPAK është njësoj këndshëm si hera e parë në vitin 2023.