Kryebashkiaku i PD-së i bashkisë së Mirditës Albert Melyshi u ankua tek Rama për 100 familje të cilat të prekura nga tërmeti i 2019 ende nuk është pranuar ndërtimi I banesave të tyre, ndërkohë që u është ndërprerë bonusi i qirasë.
Rama premtoi se do të ndihmonte për gjetjen e një zgjidhjeje ndërsa I kujtoi se duhet të ishin ata përgjegjës për të krijuar kushtet për strehimin social të tyre.
Albert Mëlyshi: Tërmeti i 2019. Tërmeti ende nuk është mbyllur. Kam 100 familje që ende nuk është konsideruar ndërtimi i banesave të tyre, ndërsa është ndërprerë dhe bonusi i qerasë për ta dhe nuk e di si do të verë puna. Bonusi i qirasë është ndërprerë për ta dhe nuk e di si do të verë puna. Ky është shqetësim emergjent.
Edi Rama: Nuk e kemi pasur vetëm tek Mirdita por 2- 3 raste. Ato qartësisht i kemi lënë në përgjejgësinë e bashkive për të krijuar kushte të strehimit social. Nuk kanë qenë asnjëherë në një plan të marrë përsipër nga qeveria qëndrore sic u bë plani i madh i tërmetit të tmerrshëm. Ky është realiteti. Thënë kjo duhet të bëjmë diskutim si mund të ndihmojmë ne pjesërisht bashkinë që të nisë të ketë një projekt të strehimit social duke ditur kush është i dëmtur nga tërmeti