Kryemadhi: Me Metën mund të kisha krim pasioni, por kurrë se kisha menduar divorcin

22 Tetor, 13:34

Monika Kryemadhi ka folur për divorcin me Ilir Metën dhe rrugëtimin e tyre. Kryemadhi thotë se kurrë nuk e kishte menduar divorcin me Metën, por me shaka shtoi se mes tyre mund të kishte krim pasioni, por kurrë divorc.

Çdo gjë e kam menduar por kurrë divorcin, mund të kisha krim pasioni me Metën, por divorc me Metën nuk e kam menduar kurrë.  E kam dash dhe e dua. S‘ka rëndësi se ca bën Meta. ai është babai i fëmijëve të mi, është njeriu që me ka bërë kjo që jam. Më kë lënë të jem e lirë e drejtpërdrejtë, edhe impulsive edhe pse me kosto, por kur një gjë mbaron-mbaron, nuk e mban dot me zor. Nuk është çështja te rikthimi, është çështja tek ajo si ti ndihesh. Jeni të rinj për ta kuptuar këtë gjë, por prioritetet e një gruaje si puna ime janë fëmijët dhe dua t’iu them një gjë që në moshë të re mund ta vrisja veten për Metën si Romeo dhe Zhuljeta, por tani e vras veten vetëm për fëmijët e mi, Meta është politikan serioz, patriot.

    No videos found.