Monika Kryemadhi ka deklaruar sot në ‘5 pyetjet’ në Report Tv se nuk ia ka dhënë Arben Ahmetaj dosjen për inceneratorët por një njeri tjetër shumë më i afërt me Ramën.
“Sa më shumë ta mbroj unë Ahmetajn aq më shumë do ta groposë Edi Rama. Do t’i nxjerrë edhe një pastruese tjetër me lekë. Arben Ahmetaj në Elbasan dhe Fier ka zero përgjegjësi. Nuk ma ka dhënë Arben Ahmetaj dosjen. Nuk i ka shitur Arben Ahmetaj por një njeri tjetër shumë i afërt i tyre. E ka shumë afër atë njeriun”, tha Kryemadhi.