Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, bën xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë

4 Gusht, 16:35

Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duket se po i shijon në maksimum këto ditë qetësie në kryeqytet, ndërsa shumë qytetarë i janë drejtuar plazheve.

Monika ka publikuar një video në Tik Tok, ku shfaqet me njërën dorë në timon, ndërsa në tjetrën duke mbajtur një kafe dhe duke shijuar muzikën në sfond.