Kryeministri Rama vë në siklet politikanen holandeze: Pse është nder të jesh në skenë me mua? Mos vendosni kurrë limite kohe kur flisni me burra nga Ballkani

15 Tetor 2022, 11:19 | Përditesimi: 15 Tetor 2022, 11:21

Kryeministri Edi Rama duket se ka vënë në siklet politikanen holandeze Kati Piri, e cila po moderonte Kongresin e Partive Socialiste Europiane. Teksa Piri po thoshte se është nder që ta kishin mes tyre, Rama kërkoi të dinte arsyen përse. Politikania holandeze u mundua ta kalonte me buzëqeshje dhe i shpjegoi se i duket mjaft provokues, por i pëlqen se është i drejtpërdrejtë.

KT/Shqiptarja.com