Kryenegociatorja Dhuka: Shqipëria në miljet e fundit të integrimit në BE! Duhet të modernizojmë ende qeverisjen dhe të ulim korrupsionin

11 Dhjetor, 17:21

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatore, Majlinda Dhuka, foli për të prnaishmit në lidhje me punën e Komisionit të Posaçëm për Mirëqenien dhe Antikorrupsionin, ku dha edhe detaje nga procesi dhe planin e masave që ka marrë vendi nga Bashkimi Europian, detyrave dhe grupkapitujve, për të realizuar reformat në 36 fusha.

“Shqipëria ndodhet në miljet e fundit të integrimit të saj në BE dhe drejt rrugës europiane brenda dekadës. Vendi ka sot udhërrëfyesin e reformave europiane. Reformimin e mirëqeverisjen e administratës si një vend i BE, Reforma në Drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe rezultatet arrihen vetëm bashkarisht”, tha Dhuka në fjalën e saj.

Më tej ajo theksoi se Shqipëria ka marrë përsipër realizimin detyrave të lëna nga BE, teksa theksoi se duhet të vijojë misioni për modernizimin e qeverisjes dhe uljes së korrupsionit.

“Kemi udhërrëfyesin e reformave europiane 2030, 825 masa është angazhuar të kryejë Shqipëria. Duhet të modernizojmë ende qeverisjen dhe të ulim korrupsionin. Të garantojmë pathyeshmërinë e reformës në drejtësi. Po i përgatisim institucionet tona të jenë pjesë e institucioneve të BE, tregun e bizneset për të qenë pjesë e tregut të BE dhe qytetarët gjithashtu. Ora po troket, çasti po vjen për rrugën drejt BE. Jemi të angazhuar brenda kësaj dekade për të marrë rezultatet dhe për të shkuar në familjen europiane”, pohoi ministrja.

Në fund ajo theksoi se janë 36 fusha dhe 157 institucione të përfshira dhe dhjetëra çështje, që i përfshin të tre pushtetet dhe profesionistët më të mirë, për realizimin e qëllimit: “Shqipëria të jetë gati brenda dekadës për në BE”.

    No videos found.