“Kujt t’ia japin votën emigrantët, hajdutëve?!” Nëna që ka fëmijët jashtë: Politika na shkatërroi!

6 Dhjetor 2020, 15:07

“Politika na shkatërroi, fëmijët morën rrugat”, kështu u shpreh në një komunikim me emisionin “Shtypi i ditës dhe ju” një nënë nga Levani i Fierit. Duke përmendur rastin e saj personal me fëmijët, nipërit dhe mbesat ajo akuzoi politikën si përgjegjëse që sipas saj shqiptarët u shkatërruan nga të gjitha anët dhe janë të deturuar të jetojnë e punojnë jashtë vendit.