Kuleba në Tiranë: Shqipëria dhe Ukraina dy vende europaine, bashkërendojmë punën për rrugëtimin në BE

28 Shkurt, 08:48

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit për Ukrainën që po zhvillohet në vendin tonë. Kuleba u prit nga homologu Igli Hasani, ndërsa në një deklaratë për mediat falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që ka dhënë ndaj Ukrainës.

Kuleba u ndal edhe tek mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, ndërsa tha se Rusia duhet të dënohet si përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë.

Shqipëria dhe Ukraina, tha Kuleba, janë dy vende europianë dhe do bashkërendojnë ngushtë sa i takon rrugëtimit në Bashkimin Europian.