Kulluri për Report TV: Sjellja e Metës ishte e papranueshme, nuk e di çfarë bënte atje!

12 Mars 2021, 19:02 | Përditesimi i fundit: 2021-03-12 21:41:46

‘Ishte një sjelljë e papranushme’, kështu ka deklaruar ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri, teksa i referohej sjelljes së presidentit Ilir Meta, ditën e sotme kur u fut me dhunë në zyrën e FRD-së dhe kërcënoi efektivët e policisë bashkiake.

Në një intervistë për Report Tv, Kulluri tha se ishte i habitur se çfarë donte presidenti në zyrat e FRD-së, ndërkohë që shtoi se kjo gjë mund të zgjidhet në gjykatë dhe vendoset se cila palë ka të drejtë. Kulluri tha më tej se jam shumë i zhgënjyer me fushatën elektorale, teksa nënvizoi setë tre krerët politik në Shqipëri janë për psikiatri.Kjo është e papranueshme! Kemi një president formal. Nuk është çështja tek dhuna, çështja është se presidenti nuk ka pse të jetë në atë ambient. Nuk e di kush ka të drejtë, por presidenti nuk ka pse të jetë aty! Sali Shehu nuk është akoma kryetar i partisë. Është një çështje pasi ankohet subjekti tek isntiucioni ka gjykata ky vend. Do të ishte e parapranushme sikur kryetari i partisë të reagonte ashtu. Nuk e di se çfarë po bën atje, jo më të bënte këtë sjellje. Jam shumë i zhgënjyer me fushatën elektorale. Kjo e sotmja i ka vënë kapakun mënyrës si ka nisur dhe si do të përfundojë kjo fushatë. Këto janë të gjithë për psikiatri, unë nuk shoh asnjë normal në mënyrën sesi veprojnë dhe silent. E pranojnë të treja palët vetë që janë subjekt i një komisioni mjeko-ligjor.'- tha Kulluri.