Kur do anëtarësohet Shqipëria në BE? Rama: S’na intereson datë as të jemi të privilegjuar! Duam të ndryshojmë katërcipërisht historinë e vendit tonë, aty ku përkasim

17 Tetor 2023, 12:10

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë idenë e të pasurit një proces kalendarik për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama thotë se në interes të vendit tonë nuk është një datë, madje as të jemi të privilegjuar karshi vendeve të tjera, por të ndryshohet katërcipërisht historia e vendit tonë. Shenjat e këtij ndryshimi, Rama thotë se po evidentohen në marrëveshjet që po nënshkruhen, të cilat deri më dje nuk e kishe luksin t’i imagjinoje nëse nuk do ishe pjesë e unionit.