Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për urdhër-arrestet që Prokuroria e Durrësit nxori pak ditë më parë, për përgjegjësit për mbetjet e rrezikshme të Kurum, të cilat pasi u kthyen nga Tajlanda, vijojnë të qëndrojnë në Porto Romano.
Gjatë fjalës në podkastin e tij ‘Flasim’, Rama u shpreh se vendimi i prokurorit që preu këto urdhër-arreste ishte i padrejtë, pasi sipas tij, çështja në fjalë nuk përmbush asnjë kusht të drejtësisë demokratike për masën ‘arrest me burg’ ndaj 33 personave.
Rama ‘u preu shpresat’ atyre që sipas tij pretendojnë se ‘lajthitjet’ e drejtësisë së re do të ndihmojnë opozitën për të ardhur në pushtet. Kjo pasi sipas kryeministrit, ai që vendos është vetëm populli shqiptar përmes votë



















