Kuvend/ Bardhi, Dogjani dhe Noka çajnë kordonin e Gardës, futen me dhunë në sallën e parlamentit! Nikolla: Turp t'u vijë

5 Shkurt, 17:57

Deputetët Gazment Bardhi, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka të shoqëruar nga disa prej të përjashtuarve kanë çarë kordonin e gardës në hyrje të parlamentit duke u futur në seancë plenare me dhunë. Mes kaosit të Rithemelimit, kryeparlamentarja e Kuvendit Lindita Nikolla është detyruar që të mbyllë seancën për rreth 16 minuta. “T’u vijë turp”, u tha Nikolla.