Kuvend/ Deputetët e PD bllokojnë foltoren, garda në gatishmëri

28 Tetor 2024, 17:07 | Përditesimi: 28 Tetor 2024, 19:21

- Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare. Deputetët e PD janë mbledhur në foltore duke e bllokuar atë. Ndërkohë garda është në gatishmëri. 

Në rend dite është parashikuar miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.10.2024. Në kuadër të javës që gjelbër, pritet që të diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit e qytetarët në terren.

Diskutimet do të zgjasin jo më shumë se 4 orë. Ndërkohë, deputetët e PD që janë të përjashtuar nuk janë paraqitur në seancë, por po angazhohen në terren për protestën e nesërme. 

r.k./Shqiptarja.com