Agjencia për ‘Bashkëqeverisje’, Qeveria: Rrit transparencën, jo më mik në administratë! Opozita: E panevojshme, rrit zinxhirin e korrupsionit

27 Tetor 2021, 11:07 | Përditesimi i fundit: 2021-10-27 16:23:47

Projektligji “Për bashkëqeverisjen” është diskutuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Kjo agjenci do të hetojë shkelje që bëhen në administratën publike, ku në të do të merren parasysh edhe denoncimet që bëjnë qytetarët.

Prezantimi i këtij projektligji në komision u bë nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Kjo agjenci, tha Spiropali, ka si qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe zbulimin e abuzimeve që bëhen në administratën publike. Kjo asgjësi ka si qëllim transparencën dhe nuk ka më zgjidhje të problemeve me mik.