Kuvend/ PS tërheq amnistinë penale! Opozita: Duan të amnistojnë zyrtarët e korruptuar! Manja: Gënjeshtër, e kalojmë me mbi 90 vota

22 Shkurt, 15:43

84 votat të domosdoshme për ta miratuar, po e mbajnë peng Amnistinë Penale, e cila edhe këtë të enjte u tërhoq nga socialistët. PD dhe Rithemelimi akuzojnë PS se po tenton të shpëtojë të korruptuarit. Ministri i Drejtësisë e mohoi, ndërsa akuzoi Bashën dhe Bardhin së gënjejnë dhe e përdorin një akt humanizmi për politikë.