Kuvend/ Rithemelimi vijon kaosin me zhurmues, Noka miell gardës e sekretarit, Basha rri e vështron! PS rrëzon 2 amendamentet e kryetarit PD

8 Shkurt, 14:33 | Përditesimi i fundit: 2024-02-08 14:36:45

Deputetët e Bardhit dhe Berishës vijuan sërish zakonin e seancave të kaluara! Me zhurmues, bilbila! Këtë herë aksionin e vijuan me miell, dollarë e euro false,apo djegie rregulloreje. E megjithatë asnjë nga këto veprime nuk e ndali maxhorancën të hidhte në votim e kalonte pr/ligjet e rendit të ditës e ti ngrinte karton të kuq amendamenteve të Bashës. 23 deputetët e opozitës të përjashtuar ngelën jashtë.