Kuvend/ Votohen dy ministrat e rinj, Delina Ibrahimaj dhe Ervin Mete! Bardhi: Votuat një dekret anti-kushtetues

14 Shtator 2023, 10:51

Në rend të ditës janë parashikuar dhjetë pika. Mes tyre shkarkimi i ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe emërimi në vend të saj i Ervin Metes. Po ashtu, është dhe votimi për emërimin në detyrën e ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.