Kuvendet që përçajnë Opozitën

30 Nëntor 2021, 15:29

Ish-deputeti Aldo Bumçi deklaroi se Basha është përballur me një regjim, por ai nuk krijoi një ekip dhe nuk i promovoi kandidatët e PD, ndërsa thekson se bëri një fushatë vetmitare. Sakaq, Bumçi thekson se Rama nuk ka frikë prej Bashës sepse ai i lë betejat në gjysëm. Djegia e mandateve si edhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019 i kanë kushtuar rëndë LSI-së. Këtë e konfirmon edhe ish-deputetja Kejdi Mehmetaj në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv. Mehmetaj është në të njëjtin mendim si presidenti Ilir Meta, se nëse protestave nuk do i vinte fundi pas 8 herëve radhazi ato do të dilte jashtë kontrollit dhe përgjegjësia do të binte mbi Lulzim Bashën. Flamur Hoxha, deputet i PD-së, shprehet se demokratët po shpenzojnë shumë energji në luftën mes njëri-tjetrin, e që sipas tij kjo nuk është aspak e drejtë. Ai rreshtohet krah Lulzim Bashës, duke thënë se thirrja e 2 kuvendeve, në 11 dhe 18 dhjetor, nuk ka të bëjë aspak me bashkimin e PD-së. Ai thotë se në PD, nuk ka një zgjidhje më të mirë se Lulzim Basha.