Kuvendi i Berishës, Vokshi te '5 Pyetjet': I thashë Dumës e Pampurit të verifikojmë firmat e delegatëve, por refuzuan! Basha, lider jo demokratik

16 Nëntor 2021, 07:10

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv është shprehur se vendimi i Lulzim Bashës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së, në 18 dhjetor nuk bën gjë tjetër veçse e përçan edhe më shumë partinë. Vokshi konfirmoi se mbledhja e sotme e Kryesisë së PD-së u shoqërua me debate dhe tonë të ashpra, teksa drejtori gishtin nga Basha, ku tha se nuk është një lider demokrat dhe se është i tmerruar nga firmat që ka mbledhur Berisha.

"Sot vija me shpresën të asaj që kam besuar për shumë vite dhe e kam mbështetur Lulzim bashës, si kryetare e forumit të gruas, si mikeshë dhe si deputet, neve nuk na është shpërndarë vendimi, na e lexoi Basha, por s'kemi vendimin, mori vendimin përçarës, tregoi që Basha nuk është lider demokrat, por i merr vendimet në mënyrë autokratike, Kuvendi në 11 dhjetor se është vullneti i 4200 anëtarëve, ka edhe shumë të tjerë që kanë firmosur, ai është i tmerruar . Vendimi që na lexoi, kishte një axhendë tjetër, nuk do të ndryshojë PD, por të forcojë pushtetin e tij. Pse një kryetar duhet të jetë përçarës, ai duhet të jetë mbi palët, pse të mos i shkojë vullnetit. Pati debate dhe ngritje zërin", tha Vokshi në Report Tv.