Kuvendi i jep ‘ok’ hapjes së basteve sportive online! 72 pro, asnjë kundër, abstenon Braçe e Xhafaj! Aplikojnë për licencë kompanitë me 30% kapital të huaj

15 Shkurt, 13:43

Kuvendi vendosi rikthimin e basteve sportive online, pas 5 vitesh të mbyllura. Do të jenë 10 kompani që do të licencohen për ushtrimin e këtij aktiviteti, me afat 10 vjeçar, ndërkohë që kushtet për ngritjen e sistemeve do të caktohen nga qeveria dhe do të kontrollohen nga Komisioni i Licencave. Që të marrin pjesë në garë kompanitë duhet të kenë ushtruar 3 vite aktivitet në vendet e BE në këtë fushë